Në Gjermani iu shpall akt akuza 90 vjeçarit Samuek Kunc (Samuel Kunz) - ish rojes së kampit nazist të vdekjes në qytetin polak "Belžec" ("Belzhec"). Në veçanti, atij i inkriminohet bashkëpunimi në vrasjen e më tepër se 400 mijë hebrenjve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Kunz renditet në vendin e tretë në listën e 10 kriminelëve më barbarë nazistë që jetojnë ende, njofton Kanali 1 televiziv rus.