Numri i përdoruesve të Internetit në Rusi përbën 60 milionë veta. Në listat e përdoruesve më aktivë të Rrjetit Internet Rusia u rendit në vendin e 7-të, njoftoi kompania amerikane e monitorimit Pingdom. Numri më i madh i përdoruesve të Internetit (420 milionë) jeton në Kinë. Në vend të dytë dhe të tretë renditen, përkatësisht, SHBA dhe Japonia. Auditori botëror i Rrjetit Internet përbën pothuajse 2 miliardë veta.