Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e cila garanton të drejtën e njeriut për ujë të pastër dhe shëndet publik (shërbim sanitar). Në të përmbahet gjithashtu thirrja drejtuar komunitetit ndërkombëtar për caktimin e mjeteve financiare dhe dhënien e teknologjive vendeve në zhvillim me qëllim të aktivizimit të përpjekjeve për sigurimin e të gjithëve me ujë të pastër të pijshëm dhe shërbimet e nevojshme në sferën e shëndetit publik, higjienës. Sipas të dhënave të OKB-së, çdo vit rreth 1,5 milionë fëmijë deri në moshën 5 vjeçare vdesin nga sëmundjet e lidhura me përdorimin e ujit të papastër apo nga mungesa e kushteve elementare të higjienës.