0Zhvillimit të fizkulturës dhe sportit, propagandimit të mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe vendosjes së bashkëpunimit ndërkombëtar në sferën sportive i kushtohet forumi "Rusia-fuqi sportive" që po mbahet në Moskë. Në të marrin pjesë drejtues të organizatave ndërkombëtare sportive, anëtarë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Në programin e forumit është planifikuar gjithashtu edhe dekorimi i laureatëve rusë në disiplina të ndryshme sportive, aktivitete sportive dhe spektakolare mjaft interesante.