Themeluesi i organizatës "WikiLeaks" Xhulian Esenxh (Julian Assange) komfirmon, se nuk i njeh burimet që vënë në dispozicion informacionin sekret të pasqyruar në site e tij. Kjo ka të bëjë edhe me të dhënat e dikasterit ushtarak të SHBA përkatësisht operacioneve të zhvilluara në Afganistan, njofton Agjencia ITASR-TASS. "Struktura e internet-burimit është e tillë: marrësi i informacionit nuk mund të mësojë asgjë për dërguesin e tij", - deklaroi Esenxh  (Assange). Sipas fjalëve të tij, një sistem i tillë lejon mbrojtjen e informatorëve si nga akuzat armiqësore, ashtu dhe nga shërbimet sekrete botërore.