0Uashingtoni mbështet synimin e Iranit për fillimin e dialogut përkatësisht furnizimit të uraniumit të pasuruar për reaktorin kërkimoro-shkencor të Teheranit, njoftoi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit Philip Crowley. Ai u shpreh se takimi përkatës planifikohet të zhvillohet në këto javët e afërta. Jo shumë kohë para kësaj MPJ e Rusisë deklaroi gjithashtu se përshëndet synimin e Iranit për ta zgjidhur këtë çështje me rrugë negociatash.