Investimet në "kapitalin njerëzor" dhe modernizimi janë temat kyçe të mbledhjes së Këshillit për realizimin e projekteve prioritare kombëtare dhe politikën demografike nën drejtimin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev. "Teknologjitë e reja lejojnë minimizimin e humbjeve, rritjen e të ardhurave të ndërmarrjeve, përmirësimin e kushteve të punës dhe situatës ekologjike, dhe si rrjedhojë sigurojnë rritjen e nivelit të mirëqenies së qytetarëve tanë", - shprehet me bindje Presidenti. Medvediev ngul këmbë gjithashtu për rritjen e efikasitetit energjetik në të gjitha degët dhe sferat deri në 40% aty nga viti 2020. Ministria e zhvillimit ekonomik tani po përpunon në regjim të përshpejtuar vendimet e para të lidhura me arritjen e efikasitetit energjetik në drejtime, të cilat më pas do të tirazhohen në mbarë vendin.