0BE do të shqyrtojë me "gjashtëshen" e ndërmjetësve ndërkombëtarë, në të cilën hyjnë Rusia, SHBA, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, propozimin e Iranit për të ingranuar në procesin e negociatave për programin e tij bërthamor Turqinë dhe Brazilin, njoftoi shërbimi i shtypit i Përfaqësueses Supreme të BE për çështjet ndërkombëtare dhe politikën e sigurisë Catherine Margaret Ashton. Situata rreth Iranit u acarua për shkak të refuzimit të Teheranit për të pranuar planin e "gjashtëshes" mbi pasurimin e uraniumit iranian në territorin e Rusisë dhe prodhimin më pas në Francë prej tij të lëndës djegëse bërthamore për reaktorin e tij shkencor. Refuzimin e Iranit e pasoi rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi rreptësimin e sanksioneve ndaj tij.