Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Pakistanit Asif Ali Zardari. Në të ai i shprehu atij ngushëllimet e veta të sinqerta në lidhje me rrëzimin e avionit nën Islamabad, katastrofë kjo që çoi në viktima të shumta njerëzore. Në bordin e aeroplanit ndodheshin me tepër se 150 pasagjerë.