Gazsjellësi "Nord Stream" doli tashmë në bregdetin rus. Kompania Nord Stream shtroi tashmë nëpër fundin e detit dhe nxorri në stere tubacionin e parë të gazsjellësit në Gjirin Portovaja të qarkut të Leningradit, njofton Agjencia RIA Lajmet. Dega e gazsjellësit u shtrua nëpër fundin e detit dhe doli deri në breg me anë të anijes së shtrimit të tubacioneve Castoro Sei. Dega e dytë e gazsjellësit do të dalë në breg pas një jave. Paralelisht po vazhdon ndërtimi në breg të detit i sektorit të gazsjellësit me gjatësi 1,5 kilometra si dhe e objekteve të nevojshme infrastrukturore tokësore. Kompania Nord Stream AG ia hyri punës për shtrimin e gazsjellësit që do të lidhë në mënyrë të drejtpërdrejtë Rusinë me Evropën Perëndimore në fillim të prillit. Lançimi i degës së parë të gazsjellësit me kapacitet 27,5 miliardë metra/kub gaz në vit është planifikuar për në shtator të vitit 2011. Ndërtimi i degës së dytë në vitin 2012 do të lejojë rritjen e kapacitetit të gazsjellësit "Nord Stream" deri në 55 miliardë metra kub/gaz në vit.