0Sportistet ruse zunë gjithë piedestalin e nderit në kampionatin Evropian të Atletikës së lehtë në disiplinën e ecjes sportivë në distancën 20 kilometra. Olga Kaniskina mbërriti në finish e para me rezultatin 1 orë, 27 minuta e 44 sekonda. Medaljen e argjendtë e fitoi Anisa Kirdjapkina, kurse atë të bronzit Vera Sokollova.