Dita e Pagëzimit të Rusisë që nga ky vit mori statusin e festës shtetërore ruse. Data e re përkujtimore do të kremtohet më 28 korrik. Kisha Orthodhokse Ruse në këtë ditë nderon kujtimin e Shenjtit Apostolik - Kniaz (Princ) Shën Vladimir-it, i cili pagëzoi popullin e vet në fund të shekullit të X-të. Pagëzimi i Rusisë u bë një impuls i fuqishëm për zhvillimin e kulturës, krijimin e monumenteve të shkruara, artit, arkitekturës. Por më kryesorja është se ky eveniment përcaktoi krijimin e shtetit rus, shprehet me bindje të plotë Kryepiskopi Maksim Pervozvanij: "- Rëndësia, domethënia e Pagëzimit të Rusisë në historinë e Rusisë është vështirë të mbivlerësohet. Pikërisht, si rezultat i këtij evenimenti u krijua ajo Rusi që ne njohim tashmë që prej 1000 vjetësh. Dhe çfarëdolloj fjalësh e presupozimesh që dëgjohen mbi atë, se ç'rrjedhë do të kishte marrë historia po të mos ishte pagëzuar Rusia, janë boshe. Ajo do të kishte qenë një shtet tjetër dhe me njerëz të tjerë. Sigurisht, orthodhoksia u bë për Rusinë fe shtetformuese", tha Kryepiskopi Maksim Pervozvanij. Patriarku Kirill, i cili ndodhet këto ditë me një vizitë në Ukrainë, iu drejtua qytetarëve rusë, ukrainas, bjellorusë me thirrjen për të çrrënjosur e shuar konfliktet midis popujve vëllezër që jetojnë në hapësirën historike të Rusisë së Shenjtë. Uniteti i popujve është i shenjtë dhe i paprekshëm, është ajo që ka të bëjë me bazën e vetë jetës, vuri në dukje Kreu i Kishës Orthodhokse Ruse. "- Çdo njeri që do vendin e vet duhet të përkujdeset për kapërcimin e përçarjeve e grindjeve, për ndryshimin e klimës shpirtërore (sakrale) dhe morale, për uljen e nivelit të konfrontimit. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve të ingranuara, të tërhequra në konfliktet politike, ekonomike, sociale dhe historiosophic-e që ta ulin këtë gradë vlimi me qëllim që populli të mund të fitojë qetësinë dhe të ndërtojë në paqe lirinë e vet", tha Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill.