0Në anijen e mbytur në Detin e Bardhë njerëz nuk u gjetën. Kërkimi i tyre po vazhdon. Në vendin e katastrofës po punojnë 4 motoskafë shpëtimi dhe dy helikopterë Mi-8 me grupe zhytësish në bord. Komunikimi me ekuipazhin e anijes transportuese "Varnek" u ndërpre më 23 korrik në kushtet e një furtune të fuqishme që përfshiu rajonin e vendndodhjes së saj. Në bordin e anijes ndodheshin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe, sipas të dhënave të pakomfirmuara, tre pasagjerë: një çift bashkëshortësh me fëmijën e tyre 8 muajsh.