Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill me Liturgjinë Hyjnore në Sheshin Katedral të Kievo-Pecherskaja Lavra-s hapi solemnitetet për nder të Ditës së Pagëzimit të Rusisë. Së bashku me Patriarkun Kirill në shërbesën fetare marrin pjesë Mitropoliti i Kievit Vladimir dhe anëtarë  të tjerë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Ruse. Për të marrë pjesë në liturgjinë e Patriarkut u mbodhën rreth 3000 veta. Shumë pelegrinë erdhën posaçërisht në Kiev për të kremtuar festën e Shenjtit Apostolik - Kniaz (Princ) Shën Vladimir-it. Pas liturgjisë Patriarku Kirill do të hapë në Kievo-Pecherskaja Lavra ekspozitën "Trashëgimia e Kniaz Vladimir-it".