Anija e flotës polare ruse "Akademik Fedorov" po niset nga porti detar i Arhangelskut me një ekspeditë shkencore 100 ditore në Arktik. Anija e ekspeditave nën shoqërimin e nëndetëses akullthyese bërthamore "Jamal" do të studiojë me ndihmën e pajisjeve moderne strukturën gjeologjike të Detit Laptev dhe Detit Lindor Siberian si dhe ujërave të tjera deri në pikën gjeografike të Polit të Veriut. Kërkimet shkencore në Arktik po zhvillohen për grumbullimin e provave të cilat do ti dorëzohen Komisionit të OKB-së në lidhje me konfirmimin e faktit të përkatësisë Rusisë të shelfit kontinental arktik - pra, kreshtave nënujore Lomonosov dhe Mendeleyev. Sipas mendimit të shkencëtarëve, në këtë zonë ndodhen rezerva gjigande mineralesh të dobishme.