Në Rusi për herë të parë po kremtohet Dita e Pagëzimit të Rusisë - kjo Datë e re përkujtimore, e cila u sanksionua në Ditën e Kniazit (Princit) Shën Vladimir që u bë udhëçelësi, prurësi i besimit të ri në Kievskaja Rus. Sanksionimi i krishterimit i shërbeu unitetit të shtetit, lulëzimit dhe ruajtjes së tërësisë së tij në periudha tejet të vështira, theksuan në Këshillin e Federatës gjatë marrjes së vendimit për themelimin e kësaj feste të re. Në Moskë solemnitetet kryesore të rastit po zhvillohen në Sheshin e Kuq, në Tempullin e Kniazit (Princit) Shën Vladimir në Soljankë dhe në Sheshin Pushkin. Ato filluan me të rënit e kambanave dhe liturgjinë solemne, kurse në mbrëmje festa do të vazhdojë me koncerte të shumta. Kjo festë do të kremtohet gjithashtu edhe në Ukrainë. Shërbesën fetare atje do ta kryejë Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill. Kjo shërbesë do të bëhet në qytetin Sevastopol, në bregdetin e Detit të Zi. Pikërisht atje dhe u pagëzua vetë Kniaz (Princ) Vladimiri, të cilin në popull e quanin Vladimir Dielli i Kuq (Владимир Красное Солнышко). Me iniciativën e festimit mbarëpopullor të Ditës së përkujtimit të Pagëzuesit të Rusisë dolën në vitin 2004 shkencëtarët nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia. Në Ukrainë kësaj herë kjo datë do të festohet tashmë për të dytën herë, njofton Agjencia RIA Lajmet.