0Në SHBA mbi bazë të dyshimit për tentativë të nxjerrjes nga vendi të armëve të teknologjisë së lartë u ndalua banorja e shtetit Texas, 24 vjeçarja Anna Fermanova. Ajo u ndodh në fokusin e survejimit të organeve amerikane të ruajtjes së rendit që në muajin mars, kur gjatë kontrollit në aeroportin e Nju Jorkut asaj iu konfiskuan tre pushkë me shikim teleskopik. Pas kontrollit Anna Fermanova e lanë të lirë dhe ajo u nis për në Moskë. E arrestuan Fermanovan kur ajo u kthye më 15 korrik në SHBA. Në momentet aktuale ajo ndodhet nën arrest shtëpie. Tani për tani asaj nuk i janë paraqitur kurrfarë akt akuzash.