Në Pakistan pësoi katastrofë një aeroplan pasagjerësh. Ai u rrëzua në zonën malore në afërsi të Islamabadit, njoftoi përfaqësuesi i Dikasterit lokal të aviacionit civil. Në bordin e avionit ndodheshin 152 veta - 146 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani i përkiste kompanisë private pakistaneze "Air Blue". Sipas të dhënave paraprake, avioni po fluturonte nga qyteti Karaçi për në Islamabad, por për shkak të kushteve të këqija të motit u përplas në një shpat mali.