Zhytësit e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë mbërritën me avion në Gadishullin Kanin Nos, ku pësoi katastrofë anija transportuese ruse "Varnek". Në bordin e saj ndodheshin 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 3 pasagjerë. Anija e kthyer përmbys u gjet por pa njerëz. Me kërkimin e tyre po merret ekuipazhi i akullthyeses "Kapitan Nikollajev". Më pas punimeve kërkuese e shpëtuese do t'ia hyjnë zhytësit që sapo zbarkuan në gadishull dhe rimorkiatori, i cili do ta kthejë anijen në pozicionin fillestar me qëllim që të mund të kontrollohen kabinat. Në qoftë se do të lejojnë kushtet e motit, do të realizohen edhe zhytjet e polumbarëve për të kontrolluar zonën e nënujshme përqark anijes thuhet në njoftimin e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë.