0Rusia do të marrë pjesë në të gjitha tenderat që do të zhvillohen në botë për të fituar të drejtën e ndërtimit të elektrostacioneve atomike, në qoftë se ato do të zhvillohen në kushte të pranueshme, deklaroi Kreu i "Rosatom-it" të Rusisë Sergei Kirijenko. Ai kujtoi, se Rusia aktualisht po realizon ndërtimin e elektrostacioeve atomike në Iran, Indi, Kinë. "Tani ne po marrim pjesë në tenderin që po zhvillohet në Çeki, pa tender neve na zgjodhi qeveria e Vjetnamit, sapo të shpallet tenderi në Hungari ne do të marrim patjetër pjesë edhe në të", - theksoi Sergei Kirijenko.