0Rusia i quan të palejueshme sanksionet e vendosura nga ana e BE kundër Iranit. Aplikimi i masave të njëanshme apo kolektive të ushtrimit të presionit, që dalin përtej kufijve të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është i palejueshëm, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Rusisë Andrei Nesterenko. Veprime të tilla, sipas fjalëve të diplomatit, demonstrojnë mospërfilljen e parimeve të punës së përbashkët në formatin e "gjashtëshes" dhe minojnë përpjekjet e ndërmarra për kërkimin e rrugëve të rregullimit politiko-diplomatik të situatës së krijuar rreth programit bërthamor iranian.