0Në qytetin bregdetar letonez Jurmala po fillon konkursi i interpretuesve të rinj të muzikës me popullaritet "Vala e re-2010". Këtë vit në finale dolën 17 këngëtarë nga 12 vende. Rusinë e përfaqësojnë interpretuesit e Music Hayk dhe Jegor Sesarjev si dhe grupi "Murakami". Finalistët do të konkurrojnë në disa drejtime muzikore: do të interpretojnë një hit botëror, një hit të vendit të vet si dhe një këngë origjinale. Fondi i çmimeve të konkursit "Vala e re-2010" do të përbëjë 100 mijë euro. Përveç kësaj, interpretuesit më mbresëlënës do të nderohen me çmimin e simpatisë së publikut si dhe me çmimin e vetë muzës së konkursit, Primadonës së muzikës së lehtë ruse Alla Pugaçova.