Fondi Ndërshtetëror i Bashkëpunimit Humanitar të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) i dorëzoi ndihma humanitare institucioneve të arsimit të përgjithshëm, shkollave me konvikt për fëmijët e verbër dhe me shikim shumë të dobët si dhe fëmijëve me të meta mendore apo zhvillimi fizik. Pesha e përgjithshme e ndihmave përbëri rreth 5 tonë. Në të përfshihen edhe materiale didaktike dhe mësimoro-metodike, kompjutera, lojra që ndihmojnë zhvillimin si dhe libra. Kirgistani është pjesëmarës aktiv i këtij Fondi.