0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev është mëse i bindur, se miqësia e popujve rus dhe gjeorgjian është e pamundur të prishet dhe të sterroset, - deklaroi Medvediev gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë solemne të dorëzimit të dekoratave shtetërore në Kremlin. Presidenti njoftoi, se midis të nderuarëve me dekorata janë edhe personalitete të tilla të njohura gjeorgjianë si skulptori Zurab Cereteli dhe këngëtarja Tamara Gverdciteli. Medvediev kujtoi, se në këto ditët e afërta do të kremtohet përvjetori i radhës i Traktatit të Shën Gjergjit, i cili u nënshkrua në vitin 1783 dhe që, sipas fjalëve të Presidentit rus, hodhi themelet e miqësisë së popujve rus dhe gjeorgjian.