0Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin, pasi mbërriti me aeroplan në Novgorod, komunikoi me qytetarët e këtij qyteti dhe vizitoi kremlinin e moçëm të tij. Përpara se të hynte në portat e kremlinit Putini iu afrua banorëve të qytetit që kishin dalë të prisnin Kryeminstrin. Pas një komunikimi të shkurtër me ta Putini hyri në kremlin ku atij i treguan se si po ecën puna me restaurimin e monumenteve të moçme brenda territorit të tij.