0Në Bishkek dhe në Osh u zhvilluan aksione masive proteste kundër dislokimit të policëve të OSBE-së në jug të Kirgistanit. Pjesëmarrësit e mitingjeve deklaruan se i druhen përsëritjes së "variantit kosovar" në republikë. Javën e kaluar OSBE-ja morri vendimin për të nisur në Kirkistan një grup konsultativ policor. Detyrë kryesore e misionit ishte dhënia e ndihmës për dobësimin e tensionit ndëretnik në jug të vendit, ku si rezultat i përplasjeve ndëretnike në muajin qershor gjetën vdekjen më tepër se 300 veta.