0Bashkëpunëtorët e shërbimeve antidrogë të Rusisë dhe SHBA zhvilluan bashkarisht një operacion special si rezultat i të cilit u neutralizua një grupim kriminal që planifikonte organizimin e një kanali të qendrueshëm të furnizimit të kokainës në Rusi dhe SHBA. Vëllimi i çdo partie kokaine mund të përbënte rreth 100 kilogramë, njoftoi Kreu i Shërbimit federal për ushtrimin e kontrollit ndaj trafikut të drogës të Federatës Ruse Viktor Ivanov. Sipas fjalëve të tij, survejimi i personave të dyshuar zgjati rreth 6 muaj.