0Ekipi përfaqësues i volejbollit të Rusisë u rendit në vendin e dytë pas ndeshjes së humbur me përfaqësuesen e Brazilit me rezultatin 1:3 në finalen e Volleyball World League që u zhvillua në Argjentinë. Në ndeshjen për vendin e tretë përfaqësuesja e Serbisë doli fitimtare ndaj ekipit kombëtar të Kubës.