Stacioni Kozmik Ndërkombëtar e filloi punën e vet në orbitë plot 10 vjet më parë. Ai përfaqëson në vetvete një nga projektet më të mëdha tekniko-shkencore në të cilin marrin pjesë 16 vende, ndër të tjera edhe Rusia. Deri në momentet aktuale në bordin e tij kanë qenë tashmë 189 veta. Stacioni shfrytëzohet për zhvillimin e hulumtimeve mediko-biologjike, për prodhimin e materialeve të teknologjive të larta dhe biopreparateve, studimin e reagimit të organizmit të njeriut në kushtet e fluturimit kohëgjatë kozmik, studimin e atmosferës dhe sipërfaqes së Tokës si dhe një sërë qëllimesh të tjera.