0Ministrat e punëve të jashtme të 27 vendeve të BE do të miratojnë një paketë suplementare sanksionesh kundër Iranit. Siç i njoftoi Agjencisë ITAR-TASS një zyrtar i lartë evropian, shumica e masave do të hyjnë në fuqi të martën. Sanksionet do të vendosen në mënyrë të njëanshme suplementarisht bllokut të masave detyruese të miratuara më 9 korrik nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. "Ato do të drejtohen për sektorin energjetik iranian, tregtinë e jashtme, transportin dhe financat. Përveç kësaj, do të zgjerohet sërish lista e funksionarëve të lartë iranianë, të cilëve u ndalohet hyrja në territorin e BE", - theksoi diplomati. Sipas fjalëve të tij, në të njëjtën kohë ministrat kanë ndërmend të komfirmojnë gatishmërinë e BE për rifillimin e dialogut me Iranin.