0Serbisë dhe Kosovës u duhet të zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe me qëllim që të rrisin shanset e veta për anëtarësim në BE. BE nga ana e vet është i gatshëm ti shërbejë zhvillimit të dialogut midis tyre, deklaroi Përfaqësuesja Supreme e BE për politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë Catherine Ashton, gjatë komentimit të shpalljes në Hagë të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare në lidhje me problemin e statusit të Kosovës. Pavarësia e Kosovës u njoh nga 69 shtete të botës.