0Festivali ndërkombëtar i këngës autoriale dedikuar kujtimit të Vladimir Visockit po hapet në qytetin rus Vollgograd. Në të marrin pjesë 150 bardë nga Rusia, vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura si dhe muzikantë nga Gjermania, SHBA, India dhe Kenia. Gjatë dy ditëve do të zhvillohet konkursi i dëgjimeve të këngëve autoriale, kurse më pas, të dielën, do të zhvillohet koncerti Gala i fituesve të tij dhe nderimi i laureatëve me çmime. Më 25 korrik do të mbushen plot 25 vjet që nga dita e vdekjes së poetit legjendar, muzikantit dhe aktorit të njohur Vladimir Visockij.