0Vëllimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në botë do të fillojë të rritet gradualisht në periudhën e viteve 2011-2012 në sfondin e rritjes së nivelit të biznes-mirëbesimit, që lindi si rrjedhojë e shkrirjes transkufitare të kompanive ndërkombëtare, thuhet në raportin e përvitshëm të Konferencës së OKB-së për zhvillimin dhe tregtinë. Në vitin 2012 vëllimi i investimeve do të përbëjë rreth 2 trilionë dollarë, vë në dukje Agjencia Reuters me referim tek raporti në fjalë. Rusia përkatësisht përfundimeve të vitit 2009 ndodhej në vend të 7-të në botë për nga vëllimi i investimeve, në një kohë kur një vit më parë Federata Ruse renditej në një pozitë më poshtë, informon Agjencia RIA Lajmet.