SHBA pranuan se gjatë ndalimit të pilotit rus Konstantin Jaroshenko u shkelën normat e së drejtës ndërkombëtare. Nga ana jonë u bë një gabim dhe ne i kërkuam falje për këtë Rusisë, deklaroi në Uashington Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Crowley, gjatë komentimit të situatës së krijuar rreth pilotit rus, i cili u arrestua në Liberi dhe më pas u nis për në Nju Jork, i akuzuar për implikim në trafikimin ndërkombëtar të drogës. Faji i palës amerikane konsiston në atë, se autoritetet ruse nuk u informuan në kohë mbi ndalimin e Jaroshenkos.