0Zhvillimi i bashkëpunimit ushtarak të Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut është tema e takimit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura të Federatës Ruse, gjeneralit të armatës Nikollai Makarov me Kryetarin e Komitetit ushtarak të NATO-s Giampaolo Di Paola. Vemendje prioritare në negociatat e tyre do tu kushtohet problemeve të luftës me piraterinë detare, sigurimin e prapavijës si dhe bashkëveprimit për rregullimin e situatës në Afganistan.