0Kreu i Ministrisë së punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lavrov merr pjesë në sesionin e 17 të forumit të ASEAN-it (Association of East Nations- Grupimi i shtetëve të Azisë Juglindore) në Hanoi. Krijimi i arkitekturës së sigurisë në Rajonin Aziatiko-Oqeanopaqësor është tema kryesore që do të diskutohet në të. Forumi i ASEAN-it është platformë efektive për zhvillimin e bashkëpunimit në çështjet që kanë të bëjnë me mospërhapjen e armës bërthamore, luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë, shprehen me bindje të plotë në MPJ të Rusisë. Temë e rëndësishme e negociatave do të bëhet situata në Gadishullin e Koresë pas fundosjes së anijes ushtarake të Koresë së Jugut "Çhonan" ("Cheonan").