0Zgjidhja e problemit kosovar është e mundur vetëm me anë të rrugës së vazhdimit të negociatave midis palëve mbi bazë të tezave të rezolutës № 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Andrei Nesterenko, gjatë komentimit të vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të OKB për Kosovën. Gjykata e njohu pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës si të tillë që përkon plotësisht me të drejtën ndërkombëtare. Pozita e Rusisë mbi mospranimin e pavarësisë së Kosovës mbetet e pandryshuar, theksoi Nesterenko. Verdikti në lidhje me Kosovën u miratua me 10 zëra të gjyqtarëve kundër 4 të tjerëve. "Pro" votuan përfaqësuesit e Japonisë, Sierra Leones, Jordanisë, SHBA, Gjermanisë, Francës, Zelandës së Re, Somalisë, Britanisë së Madhe dhe Meksikës. "Kundër" - ata të Rusisë, Sllovakisë, Brazilit dhe Marokut.