0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të niset të premten për në Milano me një vizitë pune me ftesë të Kryeministrit të italisë Silvio Berluskoni. Një vend qendror në negocoatat e tyre do të zenë çështjet e bashkëpunimit në sferën tregtaro-ekonomike, njoftuan në Kremlin. Medvediev dhe Berluskoni planifikojnë ti kushtojnë gjithashtu një vemendje mjaft serioze problemeve aktuale të rendit ndërkombëtar të ditës. Midis tyre mund të përmendim krijimin e arkitekturës së re të sigurisë evropiane nën dritën e iniciativës së Presidentit të Rusisë mbi përpunimin e marrëveshjes së re si dhe marrëdhëniet e Rusisë me BE dhe NATO-n.