Sot Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së në Hagë shpalli përfundimin konsultativ në lidhje me pajtueshmërinë e pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës me të drejtën ndërkombëtare. Në të njihet fakti i përputhjes. Ja se ç'shkruan në lidhje me këtë temë vëzhguesi ynë Pjotër Iskenderov: Që në fillim, ndërkohë që duhet thënë se kërkesa përkatëse u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së nga Asambleja e Përgjithshme e OKB që në tetor të vitit 2008, ishte plotësisht e kuptueshme se në këtë çështje do të përplasen e drejta ndërkombëtare dhe ajo që është bërë zakon të quhet arsyeshmëri, maturi (motive) politike. Çështja Kosovare ka karakter të paprecedentshëm (të pashembullt). Kurrë ndonjëherë më parë në historinë e vet Gjykata Ndërkombëtare e OKB-së nuk ka shqyrtuar çështjen që ka të bëjë me territorin i cili deklaron mbi daljen e vet nga përbërja e një shteti anëtar të OKB pa pëlqimin e këtij të fundit. Që këtej rrjedh edhe ndezja e pasioneve rreth verdiktit të Gjykatës. Këtë e komfirmuan dëgjimet e hapura që u zhvilluan në dhjetor të vitit 2009 në Hagë. Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës me në krye Serbinë dhe Rusinë theksuan në to shkeljen brutale të normave të ligjit ndërkombëtar, në veçanti, të parimit të paprekshmërisë së kufijve. Oponentët e tyre të përfaqësuar nga autoritetet shqiptare të Kosovës, SHBA dhe vendeve kryesore anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët tashmë e kishin njohur pavarësinë kosovare, folën për të si për një fakt të kryer. Kurse Franca që atëhere e vuri në dyshim kompetencën e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së për shqyrtimin e kësaj çëshjeje, e cila, sipas mendimit të Parisit, kishte karakter ekskluzivisht politik. Megjithëse ia vlen të kujtohet në këtë rast ai fakt, se ndryshe nga vendimi i vetë Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së, përfundimi konsultativ i tij nuk ka forcë të detyrueshme ligjore për zbatim. Por gjërat nuk janë aspak aq të thjeshta siç duken në vështrim të parë. Ky vendim do ti paraqitet për shqyrtim në shtator të këtij viti Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Zv/kryeministri i qeverisë së Serbisë Bozhidar Djeliç (Божидар Ђелић) paralajmëroi në lidhje me këtë, se vendi i tij do tu paraqesë anëtarëve të OKB projekt rezolutën, "në të cilën do të gjejë pasqyrim synimi për kompromis në lidhje me të gjitha problemet ekzistuese, përfshirë edhe statusin e Kosovës" - domethënë do të përmbahet kërkesa për zhvillimin e negociatave të reja midis Beogradit dhe Prishtinës. Përveç kësaj, konkluzionet dhe veçanërisht argumentimi i vendimit aktual të Gjykatës dalin përtej kufijve të Kosovës dhe gjithë rajonit Ballkanik. Ato do të studjohen me vemendje të madhe dhe do të interpretohen duke u referuar tek konflikte të ngjashme, ndër të tjera në Kaukaz dhe rajone të tjera të hapësirës postsovjetike. Ndërsa kjo do të thotë, se vendimi i sotëm nuk është aspak fundi i "çështjes kosovare", por vetëm prolog për beteja të reja gjeopolitike.