23 spektakle premiera sipas motiveve të veprave të Çehovit dhe mbi Çehovin - në këtë mënyrë e kremtoi Moska teatrale 150 vjetorin e ditëlindjes së shkrimtarit dhe dramaturgut të madh rus Anton Çehov. Për dy muaj me radhë në skenat teatrore të Festivalit Ndërkombëtar të Çehovit debutuan artistë nga Gjermania, Argjentina, Kili, Suedia, Japonia, Tajlanda, Zvicra, Armenia, Spanja, Kanadaja, Franca dhe Rusia. Festivali çehovian demonstroi në mënyrë mjaft të spikatur përhapjen dhe njohjen mbarëbotërore të krijimtarisë së Çehovit. Ne pamë se si e perceptojnë atë edhe në Lindje, edhe në Perëndim", - tha duke nxjerrë konkluzionet e festivalit në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" kritikja e teatrit Ekaterina Dmitrievskaja. Gjëja që i bashkoi, i afroi spektaklet që ne pamë ishte pikërisht teatri të cilin ne e quajmë asociativ, teatri i lidhur me spektaklet-fantazi me tema çehoviane, - mendon kritikja. Ja dhe një gjë tjetër mjaft interesante: gjysmën e programeve të festivalit e përbënë spektaklet koreografike - «Cherry Brandy» i koreografit francez Josef Nadj, «Pavjoni №6» i regjizorit japonez Jo Kanamori. Me gjuhën e plastikës e tregoi pjesën e famshme çehoviane "Kopshti i qershive" Dance Theatre "Portat qiellore" nga Tajvani. Nën një këndvështim mjaft interesant e paraqiti punën e vet regjizori gjerman Frank Castorf. Ai erdhi në Rusi me spektaklin premierë "Në Moskë! Në Moskë!", i cili ka mishëruar në vetvete subjekte të pjesës së famshme të Çehovit «Три сестры» ("Tri motrat") dhe tregimit të tij «Мужики» ("Fshatarët (Muxhikët)"). Spektakli i tij u bë një ndër ngjarjet më interesante dhe më mbresëlënëse të festivalit. "Ai më impresionoi, më habiti mua pa masë me potencën, energjinë e rezistencës, me mënyrën e pazakontë të rrjedhës së mendimit. Në çdo fjalë tingëllon diagnoza e pamëshirshme që na vihet ne, njerëzve që jetojmë aktualisht, sepse Çehovi ishte mjek", - të tilla janë përshtypjet që i la spektakli i regjizorit gjerman kritikes së teatrit Elena Djakova. Frank Castrof ishte një ndër regjizorët më të prerë, më të ashpër, që të sillte në vete "pas humbjes së ndjenjave" si amoniak. Dhe aty për aty sjell një shembull të një natyrë disi tjetër: spektaklin "Tri motrat" të regjizorit kanadez Wajdi Mouawad, në të cilin, përkundrazi, tingëllon justifikimi i heronjve çehovianë. Ndërsa kjo dëshmën për larminë e madhe, multi-fizionominë e botës së Çehovit. "Mua më duket se gjëja më interesante në personalitetin e Çehovit aktualisht është autoriteti, fortësia shpirtërore e tij, modestia, kodi i tij i qartë i nderit, stoicizmi, puna e tij e vazhdueshme e qetë me veten, ndjenja e theksuar e përgjegjësisë. Vetë fati i tij dëshmon mjaft qartë: mund të kalosh një rini të vështirë, mund të lindësh në një familje të shpërbërë, tejet të vështirë, me prind të divorcuar, mund të mbash gjithë jetës mbi supe barrën e rëndë të kësaj familjeje e të mos përkulesh, të mos epesh, të mos dështosh si njeri e të bëhesh Çehov". Premierat e Festivalit Ndërkombëtar jubilar Çehovian, konkludon Elena Djakova, demonstruan në mënyrë mjaft evidente se heroi më kryesor dhe më interesant i Anton Çehovit është Ai vetë.