Vapa e paparë që po mban aktualisht në Rusi dhe në Evropën Perëndimore, ngricat e tmerrshme në Amerikën Latine, përmbytjet e mëdha në Kinë, shkrirja intensive e akujve në Arktik - kësaj vere natyra u bëri banorëve të Tokës jo pak surpriza anomale. Drejtuesi i programit "Klima dhe energjetika" të Fondit të natyrës së egër Aleksei Kokorin është i prirur ti lidhë të gjitha ndryshimet aktuale të natyrës me atë fakt, se në planet po aktivizohen si shumë njerëzit: "Në qoftë se ne do të marrim e të analizojnë këtë dhjetëvjeçar, faktori kryesor është ndikimi antropogjen, në të cilin numër 1 është ai se njeriu përforcoi efektin serë. Sigurisht efekti serë ka qenë përherë prezent. Pa këtë jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Temperatura mesatare do të ishte -19 gradë, ndërsa ne e kemi atë tani +14. Njeriu arriti ta forcojë efektin serë fare pak, maksimum me 2-3%. Por edhe kjo shtesë jo e madhe doli e mjaftueshme që të lëkundet, të tronditet sistemi i klimës. Dhe prandaj ne vërejmë këto oshilacione anomale. Diku bën frohtë, diku bën vapë, diku thatësirë e diku përmbytje. Dhe të gjitha këto ndodhin gjatë evidentimit të atij fakti, se sasia mesatare e reshjeve dhe temperatura mesatare praktikisht nuk kanë ndryshuar", - thotë Aleksei Kokorin. Fillimisht njeriu e shkundi, e luhati sa mundi sistemin e vendosur të klimës, kurse më pas u lodh. Por shumë gjëra tani nuk mund të kthehen më mbrapsh. Tigrat e Bengalit, florën e lartësive malore të Uralit të Jugut ne kemi ende mundësi ti shohim, por jo pasardhësit tanë. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet shkecëtarët janë tashmë të detyruar të pohojnë, se kushtet e jetesës së këtyre specieve të gjalla janë shkatërruar kaq shumë sa që ato nuk mund të shpëtohen më dot. Situata me ariun e bardhë (polar) është pak më e mirë - 100 vjet më parë ariu polar e përjetoi tashmë shkrirjen globale të akujve dhe filloi të zhvendoset nga Arktika që u bë e nxehtë për njëfarë kohe. Tani rrethanat e sipërpërmendura po përsëriten. Por në vend që të adoptohet me kushtet e reja dhe normat e reja në natyrë ariu shkon për të siguruar ushqimin në fshatra, tek njerëzit. Dhe me asgjë të mirë kjo nuk përfundon. Nga njëra anë njeriu mbron veten me ndihmën e armës, kurse nga ana tjetër ariu humbet aftësinë për tu adaptuar me kushtet e reja të natyrës. Por ne mund ta ndryshojmë akoma gjithë ecurinë e ngjarjeve të pritshme. Mbetet vetëm të shpresohet në atë se nuk është ende vonë.