0Moldavia shprehet e gatshme të rreptësojë kontrollin ndaj cilësisë së verës që eksportohet në Rusi, deklaroi Ministri i ekonomisë i këtij vendi Valeriu Lazer. Më parë Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Genadi Onishenko pat deklaruar se Rusia do të aplikojë ndalimin e hyrjes në vend të verërave moldave në qoftë se republika nuk do të zgjidhë në një kohë të afërt problemin e cilësisë së saj. Gjatë kontrolleve laboratorike të zhvilluara para pak kohësh në verën e importuar nga Moldavia janë pikasur substanca të dëmshme, të cilat përbëjnë rrezik kërcënues për jetën.