0Shkencëtari rus Igor Sutiagin, të cilin së bashku me 4 qytetarë të tjerë rusë e këmbyen me 10 personat e ndaluar në SHBA mbi bazë të akuzës për ushtrim veprimtarie të paligjshme në favor të Rusisë, ka ndërmend të kthehet nga Britania e Madhe në atdhe. Për këtë njoftoi radiostacioni «Эхо Москвы» ("Eho e Moskës") me referim tek deklarata e vetë atij. Në vitin 2004 ai u dënua me 15 vjet heqje lirie për tradhëti shtetërore në formë spiunazhi. Shkencëtari nuk e pranoi fajin e tij.