Në Moskë shpresojnë shumë se takimi ministror Rusi-ASEAN (Association of South East Nations - Grupimi i shteteve të Azisë Juglindore) në Hanoi do ti japë një impuls të ri bashkëveprimit dypalësh dhe zgjerimit të pjesëmarrjes së Rusisë në bashkimet shumëpalëshe në Rajonin Aziatiko-Oqeanopaqësor, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ Andrei Nesterenko. Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov ka ndërmend të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologët e vet të vendeve të Rajonit Aziatiko-Oqeanopaqësor si dhe me Presidentin e Vjetnamit Nguen Minj Çiet (Nguyen Minh Triet).