0Vendet evropiane filluan të zëvendësojnë Bjellorusinë në sferën e furnizimit të Rusisë me produkte ushqimore, njoftoi Drejtori administrator i Lidhjes së prodhuesve të qumështit të Rusisë Vladimir Llabinov. Ai vuri në dukje, se Bjellorusia nuk është në gjendje të kënaqë dot gjithë vëllimin e konsumit të nevojshëm në Rusi. Përveç kësaj produktet bjelloruse të qumështit janë më të shtrenjta se ato evropiane apo prodhimet e Zelandës së Re. Nga ana e vet Kryetari i Departamentit të Lidhjes Kombëtare të prodhuesve të qumështit Andrei Danilenko theksoi, se Bjellorusia ka produkte shumë cilësore qumështi dhe do të vazhdojë të mbetet furnizuesja kryesore dhe më e madhe e këtyre produkteve në tregun rus.