0Autoritetet e imigracionit të Tajlandës i anuluan vizën e hyrjes në vend muzikantit rus Mihaill Pletnjov, ndaj të cilit është ngritur çështje penale në lidhje me dyshimin për ngatërrimin, përlyerjen e tij në joshjen e një minoreni për vepra të turpshme të karakterit seksual pa ushtrim presioni psikologjik apo fizik mbi të. Për këtë deklaroi Zv/drejtori i byrosë së imigracionit të mbretërisë Pansak Kasamsan. Sipas fjalëve të tij, emri i Pletnjovit është fiksuar në "listën e zezë" të personave, hyrja e të cilëve është e padëshirueshme në Tajlandë. Ndërkohë që po vazhdon hetimi Pletnjov është i detyruar të paraqitet çdo 12 ditë në gjykatë për komfirmimin e mbërritjes së tij në vend. Muzikanti nuk e pranon në kurrfarë mënyrë fajin e vet dhe shprehet i gatshëm për bashkëpunim me organet tajlandeze të ruajtjes së rendit.