0Uniteti ndërpalestinez është një ndër problemet më të mprehta në rrugën e rregullimit të situatës në Lindjen e Mesme, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB. Moska ndjek linjën principiale për mbështetjen e përpjekjeve të drejtuara për kapërcimin e mosmarrëveshjeve ekzistuese brenda vetë Autonomisë Palestineze duke i bërë thirrje HAMAS-it për tu pozicionuar në platformën e Ogranizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Iniciativës Paqësore Arabe. Në favor të kësaj është shprehur më se një herë edhe "kuarteti" i ndërmjetësve ndërkombëtarë, në të cilin hyjnë Rusia, SHBA, BE dhe OKB. Çurkin vuri në dukje, se në pozitën e HAMAS-it po ndodhin hope të caktuara në këtë drejtim.