0Likuidimi i pasojave të aktit terrorist në hidrocentralin Baksanskaja është në qendër të vemendjes së ekspertëve, takimi i të cilëve do të mbahet në Kabardino-Ballkari (Kaukazi i Veriut). Të mërkurën si rezultat i 4 shpërthimeve që ndodhën në të dolën jashtë përdorimit tre gjeneratorë dhe plot makineri e aparatura të tjera. Shërbimi Federal i Sigurimit njoftoi, se është identifikuar organizatori i sulmit në hidrocentralin Baksanskaja. Ai është njëri prej liderëve të ilegalitetit ekstremist, njëfarë Kazbek Tashujev. Ndalimi i përkohshëm i punës në hidrocentral nuk çoi në ndërprerjen e furnizimit të rajonit me energji elektrike. Pas sulmit të ndërmarrë në hidrocentralin Baksanskaja të gjitha objektet energjetike kanë kaluar në regjim gatishmërie të lartë antiterroriste.