Në Serbi sot presin me padurim të madh dhe shpresë shpalljen nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë vendimin në lidhje me statusin e Kosovës dhe Metohisë. Mendimi i Gjykatës nuk do të ketë karakter të detyrueshëm për zbatim nga vendet anëtare të OKB-së. E megjithatë, Serbia mund ta ngrejë sërish për diskutim çështjen që ka të bëjë me statusin e Kosovës në platformën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe të kërkojë rishikimin e saj, por kësaj here me marrjen parasysh të vendimit juridik të Hagës. Me krijimin e një ekuilibri të favorshëm të forcave, siç shpresojnë në Beograd, do të arrihet sërish të ulen rreth tryezës së bisedimeve oponentët në Prishtinë. Siç deklaroi Presidenti Boris Tadiç Serbia është përgatitur për çdo lloj vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare duke ruajtur shpresën gjatë kësaj se Gjykata nuk do të favorizojë separatizmin dhe se "do të dalë me vendimin i cili nuk u jep të drejtë shqiptarëve kosovarë për ndarje të motivuar etnike". "Në rast të kundërt Gjykata Ndërkombëtare do ti hapë rrugën një norme të re ligjore, e cila në planin global do të provokojë procesin e krijimit të shteteve të reja, gjë kjo gjë është e mbarsur me rrezikun e destabilizimit të shumë rajoneve dhe atëhere bota nuk do të jetë më kurrë ajo e mëparshme", - paralajmëroi ai. Tadiç deklaroi, se Beogradi në kurrfarë rrethanash nuk do ta njohë Kosovën. Sipas vlerësimit të një sërë ekspertëve serbë, momenti i shpalljes së vendimit të Gjykatës nuk është aspak i volitshëm për Beogradin. "Sezoni i vdekur diplomatik" që po afrohet nuk është koha më e përshtatshme për iniciativa të reja në Asamblenë e Përgjithshme. Prandaj dhe nuk mund të përjashtohet ai fakt, se ndërmarrjen e hapave të radhës në arenën ndërkombëtare Serbia do ta lerë për në shtator. Por një shtyrje e tillë është e mbarsur me ndërlikime të reja: ithtarët e pavarësisë kosovare me siguri do ta shfrytëzojnë time-out (kohën e vdekur) për përgatitjen e terrenit për serinë e re të njohjeve diplomatike të republikës së vetëshpallur.