0Rusia do ti caktojë UNESKO-s në vitet 2010 dhe 2011 2 miliard dollarë për rimëkëmbjen e shënjtëroreve orthodhokse në territorin e krahinës së Kosovës, njoftoi MPJ e Federatës Ruse. Në bashkërendim dhe koordinim me palën serbe dhe UNESKO-n punimet rindërtuese do të zhvillohen në tre manastire dhe një kishë, të cilat janë përfshirë në Listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s. Ky do të bëhet gjithashtu edhe kontribut i Rusisë në realizimin e konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë botërore, thuhet në njoftimin e MPJ të Rusisë.